Aktualitet

Vrasja misterioze e Kreshnik Dashaj, policia zbarkon në Vlorë, shoqëron disa persona dhe sekuestron kamerat e sigurisë

14 Nëntor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Vrasja misterioze e Kreshnik Dashaj, policia zbarkon në Vlorë,

VLORË– Disa persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës. Burime nga grupi hetimor bënë me dije për Dosja.al se të shqëruarit janë marrë në pyetje dhe dëshmia e tyre do të zbardhë detaje të reja në lidhje me vrasjen e mbushur me mister të Kreshnik Dashajt.

Gjithashtu mësohet se janë mbledhur edhe disa kamera sigurie pranë vendit ku është gjetur trupi i pajetë i Dashajt, që mund të zbardhë përfshirje të përsonave të tjerë apo ndonjë filmim të autorëve.

Ndërkohë bëhet me dije se çështja tashmë ka kaluar në dorën e prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Kreshnik Dashaj u la i vdekur pak pas mesnatës së djeshme, pranë banesës së tij teksa persona ende të paidentifikuar e kishin qëlluar me armë zjarri në shpatull. Fillimisht u raportua se 34-vjeçari kishte ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën, por eksepertiza e plotë mjeko-ligjore, zbardhi plumbin në shpatull.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 34 vjecari vritet kreshnik dashaj gjendet i vdekur 34 vjecari vritet kreshnik dashaj

Sondazh

Poll