Aktualitet

Gara për kryeprokuror/ KLP i jep vendin e parë Olsian Çelës, kandidati sfidon Arta Markun me 459 pikë (VD)

14 Nëntor 2019, 10:33 Nga DOSJA
Gara për kryeprokuror/ KLP i jep vendin e parë Olsian

TIRANE- Një ditë pas intervistimit, të tre kandidatëve për kryeprokuror Këshilli i Lartë i Prokurorisë  ka nxjerrë listë me vlerësimet për kandidatët. Mësohet se i pari në listë është Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fajona Memçaj me 362 pikë. Vendimi i sotëm është miratuar me  11 vota pro dhe hyn në fuqi menjëherë pasi publikohet në faqen zyrtare të Këshillit. Kjo listë e KLP-së me pikët përkatëse për kandidatët pritet që kandidati t’i kalojë Kuvendit për miratim.

Në intervistën e djeshme para KLP-së  Olsian Çela   kërkoi një mandat si kryeprokuror dhe ndër të tjera tha se  sistemi i drejtësisë në vend ka burgosur të dobëtit dhe ka përgatitur fidanishtet e krimit.  Teksa kërkoi mandatin 7-vjeçar për kryeprokuror ai theksoi se avokatët në Shqipëri vendosin firma aty ku i kërkohet dhe sipas tij ka rënë besimi tek publiku.

Ndërsa kandidatja tjetër Arta Marku pranoi se puna si Kryeprokurore nuk ka qenë e lehtë dhe se ka punuar në një terren të vështirë. Ajo theksoi se nuk mundi do të përmbushte të gjitha pritshmëritë e publikut në punën 2 vjeçare si Kryeprokurore dhe kjo sipas saj për shkak të kufizimit të kompetencave dhe mungesës së hallkave në sistemin e drejtësisë. 

Ndërsa Fatjona Memçaj kërkoi një mandat të plotë duke deklaruar se duhet të  renditemi me dinjitet me partnerët tanë në luftën kundër krimit. Ajo theksoi se në postet e saj gjithmonë është emëruar në bazë të meritës dhe ligjit.

Disa ditë më parë në mbledhje,  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku fajtona memçaj gara për kryeprokuror olsian cela arta marku fajtona memçaj gara për kryeprokuror olsian cela

Sondazh

Poll