Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet 51-vjeçari nga Fieri, pritet të ekstradohet drejt Italisë (Emri)

14 Nëntor 2019, 11:45 Nga DOSJA
Në kërkim ndërkombëtar për prostitucion, arrestohet

TIRANË- Një 51-vjeçar është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane dhe autoritetet po vijojnë procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit fqinj. I arrestuari është shtetasi Ardjan Nexhipi alias Ardian Alliaj, 51 vjeç, lindur në Fier, banues në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Njoftimi i policisë:

Operacion policor i koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Lokalizohet, kapet dhe arrestohet përkohësisht, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, një 51-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Seksioni i Kërkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale në DVP Tiranë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Muzgu”, për kapjen e një shtetasi shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Italiane.

Si rezultat i operacionit, në rrugën e Dibrës, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

A. N., alias A. A., 51 vjeç, lindur në Cakran, Fier dhe banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi, autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar urdhër-arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Emigracion i paligjshëm”.

Veprimet e mëtejshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shtetit italian do të kryhen nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person emigracion i paligjshem itali shfrytezim protitucioni tirane arrestohet nje person emigracion i paligjshem itali shfrytezim protitucioni tirane

Sondazh

Poll