Aktualitet

Gjyqi me Ramën, Rakipi: Kryeministri kërkon të na ndalojë të themi mendimin që kemi për të!

14 Nëntor 2019, 09:03 Nga DOSJA
Gjyqi me Ramën, Rakipi: Kryeministri kërkon të na ndalojë

TIRANE– Gazetari Ylli Rakipi ka qenë i pranishëm sot në Gjykatën e Tiranës, ku u shty seanca gjyqësore për padinë e kryeministrit Edi Rama. Seanca që ka në fokus padinë e Ramës për fyerje të personalitetit, u shty pasi gjyqtarja Rezarta Balliu mungoi.

Para mediave, Rakipi foli për padinë dhe sulmin që kryeministri Edi Rama nisi ndaj tij, fillimisht përmes deklaratave publike e më pas përmes padisë zyrtare për fyerje në gjykatë. Rakipi tha se padia e Ramës nuk është bërë me objekt “shpifjen” por fyerjen.

“Është një gjyq për agjitacion dhe propagandë ku kryeministri i vendit, kërkon të më dënojë jo vetëm mua, por shumë gazetarë të tjerë, dhe njerëz të tjerë publikë, është një rast kur kryeministri përpiqet të penalizojë popullin e tij. Unë do të kërkoj në gjyqin tim ekspertë, që mund të jenë nga fusha e gazetarisë, se këto janë gjyqe specifike, kanë të bëjnë me gazetarët. Ata kanë punën e tyre specifike, kanë kodet e tyre përkatëse, kanë kodet e etikës. Thjesht mendoj se në këtë rast për kryeministrin, dhe ai kërkon që unë mendimin të mos e kem të drejtë për të. Nuk ka të bëjë fare me shpifjen. Pyes trupin gjykues, fjala “kazan” është fyerje për gazetarët? Fjala “kadri” është fyerje për gazetarët? Sepse ky është një njeri që fyen dhe përlyen gazetarët shumë më shumë se gazetarët mund të thonë për të, “tha Rakipi.

Kryeministri Edi Rama paditi gazetarin Ylli Rakipi në 5 mars 2019, bashkë me ish-deputetët demokratë, Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Petrit Vasili dhe Sali Berisha.

Politikanët janë paditur duke marrë shkas në shumicën e rasteve për deklaratat  e tyre në studio televizive, por edhe në konferenca për shtyp, ndërsa gazetari Ylli Rakipi është paditur për një shkrim të bërë në tetor të 2018 me titull “A mund të lidhet Edi Rama?”. 

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama padia e ramës ndaj rakipit ylli rakipi edi rama padia e ramës ndaj rakipit ylli rakipi

Sondazh

Poll