Aktualitet

Konflikti me familjarët i solli vdekjen, Krimet e Rënda marrin në dorë vrasjen e Kreshnik Dashajt, fqinjët: S’kishte prob

14 Nëntor 2019, 09:05 Nga DOSJA
Konflikti me familjarët i solli vdekjen, Krimet e Rënda marrin në

VLORË- Krimet e Rënda kanë marrë në duar çështjen e vrasjes misterioze të 34-vjeçarit nga Vlora, Kreshnik Dashajt. Burime nga grupi hetimor kanë bërë me dije për Dosja.al se policia ka zbarkuar sot në Vlorë ku dhe ka shoqëruar disa persona në komisariat.

Mbledhja e kamerave të sigurisë dhe marrja në pyetje e të shoqëruarve, mendohet se do të zbardhin detaje të reja mbi vdekjen e babait të një vajze 7-vjeçare. Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ardhur pas një sherri me familjarët e tij, por detajet nuk bëhen të ditura.

Nga ana tjetër, fqinjtë Dashajt, 34-vjeçarit që u vra një ditë më parë pranë derës së banesës së tij, tregojnë se i ndjeri ishte një person pa probleme. Ata janë shprehur se i ndjeri ishte baba i një vajzë 7 vjeçe dhe punonte 16 orë në ditë për të mbajtur familjen.

Fqinjët tregojnë më tej se Dashaj ishte një njeri i qetë, familjar dhe nuk kishin dëgjuar kurrë të kishte pasur probleme me njeri.

Është nga Lubonja e Vlorës. Para 12 vitesh ka ardhur këtu. Paguhej pak dhe punonte dy turne, 16 or në ditë për të mbajtur familjen,”- shprehet njëri.

Ka qenë edhe emigrant në Greqi. “Ishte njeri familjar, s’kishte problem. Na erdhi habi dhe shumë keq kur mësuam ç’kishte ndodhur. Ka një vazjë 7 vjeçe i shkreti,”- shprehet një tjetër.

Kreshnik Dashaj u la i vdekur pak pas mesnatës së djeshme, pranë banesës së tij teksa persona ende të paidentifikuar e kishin qëlluar me armë zjarri në shpatull. Fillimisht u raportua se 34-vjeçari kishte ndërruar jetë për shkak të problemeve me zemrën, por eksepertiza e plotë mjeko-ligjore, zbardhi plumbin në shpatull.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 34 vjecari vritet kreshnik dashaj gjendet i vdekur 34 vjecari vritet kreshnik dashaj

Sondazh

Poll