Aktualitet

Imzot George Frendo thirrje palëve politike: Dialogoni me njëri-tjetrin për të mirën e vendit, po largohen të rinjtë

14 Nëntor 2019, 09:24 Nga DOSJA
Imzot George Frendo thirrje palëve politike: Dialogoni me

SHKODËR- Arqipeshkvi i Tiranës, Imzot George Frendo ka dalë sërish me një qëndrim në lidhje me krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria.

Ai deklaroi se politika në Shqipëri duhet të mendojë më shumë për të mirën e përbashkët dhe jo për partitë e tyre.

Imzot Frendo i bëri thirrje palëve politike që të ulen në dialog sa më shpejt për te zgjidhur krizën politike sepse situata në Shqipëri po bëhet gjithnjë e me tragjike dhe kjo situatë po nxit të rinjtë që të largohen nga Shqipëria.

“Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë nja dialog karikature. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë”, u shpreh Imzot George Frendo .

Këto deklarata  George Frendo i bëri pas shfaqjes së një drame, e cila u zhvillua në teatrin “Migjeni” për martiren Maria Tuci e vënë në skenë nga famullia e Rranxa Bushat.

Palët politike duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe jo të bëjnë nja dialog karikature. Vendimi për mos hapjen e negociatave nuk na ka pëlqyer as ne, por ta marrim në aspektin pozitiv dhe te na shërbejë për të bërë një Shqipëri më të drejtë. Martirët e kanë lare Shqipërinë me gjakun e tyre dhe bota ka nevojë për dëshmi të forta si ajo e të Lumes Maria Tuci. Politika në Shqipëri duhet të kërkoj falje për krimet e komunizmit si dhe krimet e komunizmit në Shqipëri duhet të dënohen me ligj sepse ishte regjimi me i egër dhe nuk ishte një regjim ateist por antiateist, ishte kundër Zotit”, tha Frendo.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet imzot george frendo kriza poltike ne shqiperi thirrja e frendos imzot george frendo kriza poltike ne shqiperi thirrja e frendos

Sondazh

Poll