Aktualitet

Nuk deklaroi ndërtesën 3 katëshe/ Shkarkohet nga detyra kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu

14 Nëntor 2019, 08:50 Nga DOSJA
Nuk deklaroi ndërtesën 3 katëshe/ Shkarkohet nga detyra kryetari

Tiranë- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin  Isuf Shehu, kreun e Gjykatës së Kukësit. Shehu është shkarkuar nga detyra pasi ka rezultuar me probleme në deklarimin e pasurisë. Sipas KPK-së ai nuk ka deklaruar një ndërtesë 3 katëshe që ka në qytetin e Kukësit.

Nga hetimi komisionit ka rezultuar se Shehu s’ka patur mundësi financiare për ndërtimin e banesës dhe kishte një diferencë ekonomike në vlerën e 5.2 milionë lekësh.

Probleme me pasurinë:

Në seancën e parafundit të KPK-së, ILDKPKI doli në përfundimin se kreu i Gjykatës së Kukësit kishte kryer deklarim të pasaktë, nuk kishte burime të ligjshme si dhe kishte kryer fshehje pasurie dhe deklarim të rremë lidhur me pronën e vetme të deklaruar-një shtëpi banimi në Kukës me sipërfaqe 299.5 m2.

KPK konstatoi mospërputhje mes vlerës së deklaruar prej 2.2 milionë lekësh dhe vlerës prej 3.7 milionë lekësh të pasqyruar nga një akt ekspertimi i dorëzuar nga vetë subjekti. Sipas Komisionit, këto vlera ishin disa herë më të vogla se përllogaritjet e ALUIZNI-t në shumën 10 milionë lekë dhe Entit Kombëtar të Banesave në vlerën 9 milionë lekë.

Analiza financiare për ndërtimin e vilës e nxori gjyqtarin Shehu në pamundësi financiare prej 5.2 milionë lekësh. Përveç problemeve me ndërtimin e vilës, Komisioni gjeti pamundësi financiare për blerjen e një automjeti në vitin 2003 si dhe një automjeti të dytë në vitin 2011.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kpk shkarkon isuf shehun shkarkohet nga detyra isuf shehu kpk shkarkon isuf shehun shkarkohet nga detyra isuf shehu

Sondazh

Poll