Aktualitet

Konflikti me familjarët i solli vdekjen, Krimet e Rënda marrin përsipër vrasjen e 34-vjeçarit në Vlorë

14 Nëntor 2019, 08:10 Nga DOSJA
Konflikti me familjarët i solli vdekjen, Krimet e Rënda marrin

TIRANËDosja.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen e 34-vjeçarit në Vlorë, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë.

Burime nga grupi hetimor, bëjnë me dije për Dosja.al se dyshohet se një konflikt i mëparshëm brenda familjes mund të ketë sjellë vrasjen e Kreshnik Dashajt.

Gjithashtu mësohet se çështja është tashmë në duart e Prokurorisë së krimeve të Rënda dhe pritet të zbardhen detaje të reja.

Kreshnik Dashaj, baba i një fëmije dhe punonjës në një firmë këpucësh në Vlorë u gjet i pajetë një ditë më parë në Vlorë. Me një plumb në shpatull, Dashi u la i vdekur shumë pranë banesës dhe trupi iu gjet disa orë më pas.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 34 vjecari kreshnik dashaj vritet kreshnik dashaj gjendet i vdekur 34 vjecari kreshnik dashaj vritet kreshnik dashaj

Sondazh

Poll