Sport

Të shtëna me armë në ndeshjen e kampionatit grek, arbitrat në komisariat!

Ndërprehet ndeshja në Goricë për shkak të të shtënave nga tribuna dhe jashtë stadiumit ka shkaktuar tronditje.

18 Shkurt 2024, 17:33 Nga DOSJA
Të shtëna me armë në ndeshjen e kampionatit grek, arbitrat

GREQI - Një skenë që nuk mund të imagjinohet ka ndodhur në derbin e futbollit në kampionatin rajonal të futbollit të Athinës, mes Apollon Pontion dhe Mandraikos në stadiumin Goritsas.

Sipas një raportimi të soccerlive.gr, teksa ndeshja ishte në minutën e 42-të dhe skuadra mike humbi një penallti për të hapur takimin, në tribunë ka pasur përleshje dhe madje ka pasur raportime për të shtëna brenda dhe jashtë fushës .

Arbitri Vatsios e ndërpreu menjëherë lojën dhe i çoi lojtarët e të dyja skuadrave në dhomat e zhveshjes, ndërsa pak më vonë ekipi i arbitrave u dërgua në Komisariatin e Policisë Zefirio për të dhënë deklarata dhe për të mbyllur aty raportin e ndeshjes. Në fakt, informacionet thonë se Policia ka kryer dhjetë arrestime.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll