Sport

VIDEO/ Gabon Reali i Ancelotit, barazon me Rayo Vallecano në derbin e Madridit…

Real Madrid dhe Rayo Vallecano nuk kanë mundur të vendosin mes tyre në derbin (1-1) të kësaj të diele, për ditën e 25-të të La Ligës. Girona, në rast fitoreje të hënën ndaj Athletic Bilbao, mund të rikthehet në 3 pikë.

18 Shkurt 2024, 16:44 Nga DOSJA

VIDEO/ Gabon Reali i Ancelotit, barazon me Rayo Vallecano në derbin e

SPANJE - Derbi i Madridit i kësaj dite të 25-të të La Ligës përplasi ashpër Rayo Vallecanon dhe Real Madridit, por nuk nxorri fitues (1-1). 

Për herën e parë të Inigo Perez në pankinë si trajner i Rayo Vallecanos këtë të dielë, “të kuqtë” i dolën përballë liderit, si në ndeshjen e parë (5 nëntor, 0-0).

Që në fillim, Real Madridi u fut dhe tregoi lojën e tij të shkëlqyeshme me një sulm të shpejtë. I nisur në të djathtë, Federico Valverde e gjeti Joselu-n të vetëm në zonë dhe numri 14 nuk hezitoi kur përfundoi aksionin përballë Stole Dimitrievskit (3’). 

Reali dukej i sigurtë, por një penallti e fituar nga Raul de Tomas (27’), e  shkaktuar nga Eduardo Camavinga për një lojë me dorë, barazoi rezultatin në 1-1 dhe e ktheu Rayo Vallecanon në garë.

Në vijim rastet e pastra ishin të rralla, me të dyja skuadrat mbi të gjitha duke treguar qëndrueshmëri në mbrojtje dhe kësisoj rezultati nuk ndryshoi. 

Lojtarët e Carlo Ancelottit e përfunduan ndeshjen në 10 vetë, pas përjashtimit të Dani Carvajal me karton të kuq, autor i një lëvizjeje të keqe ndaj Kike Perez (90’+4). 

Kjo pengesë për Real Madridin mund t'i lejojë Gironës, e cila udhëton këtë të hënë në mbrëmje (21:00) në fushën e Athletic Bilbao, të kthehet në tre pikë prapa liderit me 13 javë para përfundimit të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll