Sport

Marrëveshja/ Turqit e Istanbul Basaksehir 'shtërngojnë duart' me City Football Group

Klubi turk Stamboll Basaksehir njoftoi të dielën fillimin e një bashkëpunimi me City Football Group, i cili zotëron kryesisht Manchester Cityn dhe Troyes.

18 Shkurt 2024, 17:04 Nga DOSJA

Marrëveshja/ Turqit e Istanbul Basaksehir 'shtërngojnë

TURQI - Klubi turk Istanbul Basaksehir njoftoi të dielën në rrjetet e tij sociale fillimin e bashkëpunimit me City Football Group.

Kampioni turk i vitit 2020 do të punojë me operatorin privat, të krijuar në vitin 2013, i njohur më së miri si pronari i klubit anglez Manchester City FC, por që zotëron gjithashtu të gjitha ose një pjesë të klubeve si Troyes (Ligue 2) që nga shtatori 2020. 

City Football Group nuk do të investojë në klubin e Stambollit. Flitet për një marrëveshje bashkëpunimi, duke përfshirë shkëmbime përvojash.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll