Sport

Manchester City, negociata sekrete me agjentët e Mbappe! Guardiola dëshiron t'i japë një goditje planeve të Realit…

Përfaqësuesit e Mbappes janë parë në një seancë stërvitore të Manchester Cityt. Në këtë kuadër u spekulua se agjentët e sulmuesit do të kishin nisur negociatat sekrete me skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.

18 Shkurt 2024, 13:30 Nga DOSJA

Manchester City, negociata sekrete me agjentët e Mbappe! Guardiola

ANGLI - Manchester City thuhet se ka filluar një seri negociatash sekrete me agjentët e Kylian Mbappe, vetëm disa ditë pasi ylli 25-vjeçar i Francës njoftoi largimin e tij nga PSG.

Pep Guardiola dëshiron të nënshkruajë me Mbappe dhe t'i japë Real Madridit goditjen përfundimtare. Por, a do të ketë sukses tekniku spanjoll në negociata?

Më 15 shkurt 2024, siç zbulohet nga gazetari italian Fabrizio Romano, Kylian Mbappe informoi Sheikët se po largohej nga PSG në fund të sezonit 2023-2024.

Ylli francez kishte opsionin për të nënshkruar kontratën edhe për një sezon tjetër, por e ka informuar presidentin Nasser Al-Khelaifi se nuk do ta aktivizojë atë opsion në kontratën e tij dhe do të vazhdojë karrierën e tij futbollistike diku tjetër.

Menjëherë pas daljes së këtij informacioni, shtypi ndërkombëtar filloi të shkruajë për momentin kur do të bëhet prezantimi i Kylian Mbappe në Real Madrid. Klubi i “Santiago Bernabeu” është favorit për të siguruar nënshkrimin e francezit, por kjo nuk do të thotë se edhe skuadrat e tjera nuk do të provojnë fatin.

Kylian Mbappe mund të negociojë si një lojtar i lirë, kështu që ai është një opsion jashtëzakonisht joshëse për çdo klub futbolli në mbarë botën.

Sipas “AS.com”, që citon burime në Spanjë, mes atyre që duan të kapin Mbappe janë edhe sheikët e Manchester Cityt. Ylli i kombëtares franceze përfaqësohet nga nëna e tij, Fayza Lamari, por ai ka akredituar disa agjentë, që mund të negociojnë transferimin e tij.

Dhe sipas burimit të cituar, disa nga përfaqësuesit e Mbappes janë parë në një seancë stërvitore të fundit të Manchester Cityt. Në këtë kuadër u spekulua se agjentët e sulmuesit do të kishin nisur negociatat sekrete me skuadrën e trajnerit Pep Guardiola.

Por në të njëjtën kohë, një tjetër agjent i akredituar nga Mbappe është parë te “Red Bull Arena” të martën, më 13 shkurt, në ndeshjen RB Leipzig - Real Madrid në kuadër të 1/16-tës së Champions League.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll