Sport

Kylian Mbappe, transferohet te Liverpool? Reagimi i Jurgen Klopp…

Kylian Mbappe (25 vjeç) do të largohet nga PSG, pasi ka hyrë në muajt e fundit të kontratës me grupin parizien.

18 Shkurt 2024, 14:30 Nga DOSJA

Kylian Mbappe, transferohet te Liverpool? Reagimi i Jurgen Klopp…

ANGLI - Sulmuesi francez është shumë pranë një transferimi te Real Madrid, një klub që tentoi ta merrte edhe në verë. Mbappe më pas preferoi të qëndronte në PSG dhe të respektonte kontratën e tij aktuale.

Në listën e skuadrave të interesuara për Kylian Mbappe ishte deri vonë edhe Liverpool. Për këtë aspekt është pyetur edhe Jurgen Klopp (56 vjeç), trajneri që ka paralajmëruar largimin nga skuadra në fund të këtij sezoni.

Gjermani u kufizua duke thënë se do të befasohej nëse francezi do të zgjidhte të transferohej në Anfield. “Nuk e kam idenë. Unë nuk jam i përfshirë në këtë... por mund t'ju them se do të habitesha. Do të ishte e vështirë për shumicën e top klubeve që njoh, pagat, tarifat e transferimit...”,- tha Jurgen Klopp.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll