Sport

Tuchel bën pohimin: “Harry Kane nuk është i lumtur te Bayern”…

Thomas Tuchel zbulon se Harry Kane nuk është "i lumtur" në Bayern Munich, si me formën e ekipit ashtu edhe me mënyrën se si po përdoret…

18 Shkurt 2024, 13:00 Nga DOSJA

Tuchel bën pohimin: “Harry Kane nuk është i lumtur te

GJERMANI - Harry Kane thuhet se është i pakënaqur te Bayern Munich për shkak të mungesës së 'karburantit' në humbjet e fundit të klubit. Shpirti golashënues i kapitenit të Anglisë, megjithatë nuk është lëkundur.

Me 24 gola në 21 paraqitje në Bundesligë deri më tani, Kane ka vendosur një rekord si golashënuesi më i mirë i klubit në sezonin e tij të parë në klub. Megjithatë, pavarësisht fillimit të shkëlqyer të sulmuesit me përvojë, Bayern po ndjen presionin e Bayer Leverkusen në kampionat dhe humbja nga Lazio për 1/16 e champions League në mesjavën e shkuar i shumëfishoi retë mbi “Allianz Arena”.

Trajneri i ekipit, Thomas Tuchel, pranoi se ecuria e dobët po ndikon në sulmuesin e tij. “Harry kujdeset për veten. Ai nuk ka nevojë për mua”,- tha trajneri i bavarezëve.

“Ai nuk është i kënaqur me lidhjen me lojërat. As ne nuk jemi. Unë rrallë kam parë një mospërputhje të tillë të skuadrës midis stërvitjes dhe ndeshjes. Mënyra se si shënojmë në stërvitje, mënyra se si krijojmë raste, është e pabesueshme. Është e klasit botëror. Por, këtë rrallëherë e shohim në ndeshje. Kane vepron si një udhëheqës. Gjithçka është në rregull me të”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll