Sport

Një yll i “Topçinjve” është krahasuar me Maradonën, nga një prej kritikëve të tij...

Arsenali ka mposhtur Burnleyt me rezultatin 5-0, në kuadër të xhiros së 25-të të Premier League.

18 Shkurt 2024, 15:30 Nga DOSJA

Një yll i “Topçinjve” është krahasuar me

ANGLI - Pas këtij rezultati, “Topçinjtë” mbeten në vendin e dytë në kampionat, vetëm dy pikë larg liderit Liverpool, i cili grumbulloi 57 pikë.

Mesfushori sulmues Kai Havertz (24) pati një paraqitje të shkëlqyer dhe shënoi golin 5-0 të Arsenalit. Suksesi ishte spektakolar, prandaj gazetari Piers Morgan, miku i Cristiano Ronaldos, donte ta lavdëronte atë në rrjetet sociale. 

Duhet theksuar se Morgan ka qenë ndër emrat që e kanë kritikuar vazhdimisht mesfushorin gjerman, pas kalimit nga Chelsea te Arsenali. 

"O Zot! Kai Havertz ishte një mini-Maradona. Një gol i bujshëm për 5-0”,- ka shkruar Piers Morgan në rrjetin social X.

Menjëherë pas ndeshjes, Piers Morgan doli me një shtesë të re: "Performancë e shkëlqyer Kai. Keni shumë kritikë, duke përfshirë edhe mua. Na provoni të kundërtën”, ka shkruar ai. 

B.T (Dosja.al) 

Sondazh

Poll