Sport

"A i është vjedhur Wesley Sneijder “Topi i Artë” në 2010?" Përgjigja e Jose Mourinhos…

“Topi i Artë” i vitit 2010 ishte një nga më të diskutueshëm në historinë e fundit, pasi holandezi Wesley Sneijder nuk u përfshi as në tre futbollistët më të mirë në botë.

18 Shkurt 2024, 15:00 Nga DOSJA

"A i është vjedhur Wesley Sneijder “Topi i Artë”

ANGLI - Wesley Sneijder fitoi trisin me Interin në vitin 2010, i përbërë nga trofeu i Champions League, titulli i Serie A dhe Coppa Italia. Mesfushori ofensiv holandez shënoi 8 gola dhe 15 asistime për skuadrën e Jose Mourinhos atë sezon, por në vitin 2010 ai humbi në mënyrë dramatike finalen e Kupës së Botës, Holandë - Spanjë 0-1, pas kohës shtesë.

Pavarësisht paraqitjeve të tij të jashtëzakonshme, Sneijder përfundoi vetëm në vendin e 4-të në galën e “Topit të Artë”, ku u vlerësua si futbollisti më i mirë i vitit, me 14.4% të votave. Vetëm lojtarët e FC Barcelona ishin në podium, argjentinasi Lionel Messi, fitues me 22.6% të votave dhe spanjolët Andres Iniesta dhe Xavi Hernandez, fitues të Kupës së Botës, me përkatësisht 17.3% dhe 16.4%.

"A i është vjedhur Wesley Sneijder “Topi i Artë”

Në podkastin e Rio Ferdinand, Jose Mourinho u pyet nëse mendonte se "Wesley Sneijder iu grabit “Topi i Artë” i vitit 2010, teksa portugezi e kishte drejtuar holandezin te Interi gjatë sezonit magjik, ku zikaltrit fituan trisin e trofeve.

"Nuk më pëlqen të them 'vjedhur'. Kush fitoi? Messi? Pra, nuk u vodh, por Wesley arriti tripletën, fitoi Champions League dhe në të njëjtin sezon ai arriti në finalen e Kupës së Botës. Wesley duhej të ishte atje, të paktën në “Top 3”.

Në gjeneratën e fundit, kur fituan Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo, nuk mund të thuash se dikush është vjedhur”,- u përgjigj Jose Mourinho.

"A i është vjedhur Wesley Sneijder “Topi i Artë”

Ndërkohë në fund të vitit të kaluar, Wesley Sneijder u pyet për të njëjtën temë në stacionin televiziv egjiptian “Alhayah TV”.

“Ishte pak e padrejtë që nuk e fitova “Topin e Artë” në 2010 dhe trofeu shkoi për Messin, por unë nuk jam tipi që ankohem. “Topi i Artë” është një çmim individual dhe unë preferoj për të fituar trofe kolektivë.

Nëse do të më duhej të zgjidhja mes Champions League dhe “Topit të Artë”, do të kisha zgjedhur patjetër fitimin e Champions League. Ne e meritonim të fitonim Kupën e Botës në 2010 kundër Spanjës, por u mundëm në një mënyrë të jashtëzakonshme”,- tha Wesley Sneijder, i cili u tërhoq në vitin 2019 pas një eksperience të fundit në Al Gharafa në Katar.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll