Sport

VIDEO / Bologna nuk ndalet, fiton edhe ndaj Lazios!

Lazio rikthehet me këmbë në tokë pas fitores së madhe ndaj Bayernit në Champions, ndërkohë që Bologna ndan vendin e katërt me Atalantën (-1).

18 Shkurt 2024, 17:22 Nga DOSJA
VIDEO / Bologna nuk ndalet, fiton edhe ndaj Lazios!

ITALI - Bologna nuk ndalet as përballë Lazios. Skuadra emiliane triumfoi 1-2 në “Olimpico”, duke siguruar tri pikë të arta për objektivin Champions League.

Vendasit e nisëm mirë ndeshjen. Immobile shënoi, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Kapiteni dhuroi një asist më pas, që u shndërrua në gol nga danezi Isaksen. Gjithsesi, një gafë e portierit Provedel solli golin e barazimit 6 minuta përpara fundit të pjesës së parë. El Azzouzi nuk gaboi.

Skuadra e Thiago Mottës shënoi edhe golin e fitores në minutën e 78’. Me anë të Joshua Zirkzees, i cili realizoi një gol shumë të bukur. Lazio rikthehet me këmbë në tokë pas fitores së madhe ndaj Bayernit në Champions, ndërkohë që Bologna ndan vendin e katërt me Atalantën (-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll