Sport

PROBLEMI/ Manchester City, vetëm një fitore kundër 6 ‘Big’-ëve të Premier League…

Manchester City duket se ka një problem këtë vit, pasi skuadra e Pep Guardiolës ka fituar vetëm një nga gjashtë ndeshjet e tyre kundër 6 ‘Big’-ëve të Premier League.

18 Shkurt 2024, 12:30 Nga DOSJA

PROBLEMI/ Manchester City, vetëm një fitore kundër 6

ANGLI - Manchester City bëri një hap fals në betejën për titullin e Premierligës kundër Chelseat në “Etihad”. 

“Qytetarët” nuk e arritën paraqitjen e tyre klasike dhe “u mbërthyen” ndaj “bluve” luftarakë të Pochettino-s, duke humbur terren në betejën për titull.

Kjo ishte hera e dytë këtë sezon që Chelsea fiton pike ndaj skuadrës së Pep Guardiolës, pasi ka marrë dy pikë nga dy ndeshjet mes tyre.

Megjithatë, për Manchester Cityn duket se derbet e këtij viti janë mjaft shqetësuese, pasi kjo nuk ishte hera e parë që kampionët e Anglisë nuk marrin tre pikët në një ndeshje ndaj një kundërshtari “të madh”.

Në vitet e mëparshme, City dukej se nuk... kujdesej për kundërshtarin e tij. Nëse do të gjente një skuadër ‘Big-6’, apo një ekip me potencial më të ulët, skuadra e Guardiolës do të hynte për fitore dhe nuk do të bënte “dallim”.

Mirëpo këtë vit ai duket se ka shumë telashe në derbi me rezultatet që e dëshmojnë këtë. Në  gjithsej gjashtë ndeshjet e luajtura kundër skuadrave të ‘Big-6’ të Premier League,  Manchester City ka vetëm një fitore, atë në “Old Trafford” me 3-0 ndaj Manchester United.

Përveç dy barazimeve me Chelsean, “Qytetarët” kanë qëndruar në... barazim ndaj Tottenhamit dhe Liverpoolit, ndërsa ndaj Arsenalit në turin e parë u mundën 1-0 në “Emirates”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll