Sport

VIDEO / Milani nuk e diskuton Rennes, me një këmbë në fazën tjetër

Kuqezinjtë fituan me shifrat 3-0 përballë francezëve në “San Siro”

15 Shkurt 2024, 23:14 Nga DOSJA
VIDEO / Milani nuk e diskuton Rennes, me një këmbë në

ITALI - Milan bind në përballjen e parë të 1/16-ave të Europa League, ndërsa triumfon me rezultatin 3-0 ndaj Rennes në “San Siro”. Ritmi u diktua në pjesën më të madhe nga vendasit, të cilët gjetën rrugën drejt rrjetës në minutën e 32-të, me Loftus-Cheek që zhbllokoi ndeshjen.

Ndërsa në minutën e 48-të i asistuar nga Kjaer, Loftus-Cheek realizoi golin e dytë për skuadrën e Piolit. Milan vazhdoi me sulmet dhe vetëm pesë minuta më pas, falë një kombinimi perfekt me Theo-n, Leao realizoi me një goditje të fortë, duke u rikthyer te goli pas pesë ndeshjeve mungesë, në çdo kompeticion.

Në minutat në vijim të dyja skuadrat krijuan raste të tjera, por në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 3-0, ndërsa ekipi që kalon në raundin e 1/8-ave do të vendoset pas një jave në “Roazhon Park”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2024, 20:57

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

HOLANDE - Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në &...

Sport 15 Shkurt 2024, 20:02

Gjykata rrëzon ankimimin e Benzema!

FRANCE - Ankesa për shpifje e depozituar nga Karim Benzema kundër ministrit të Brendshëm, Gérald Darmanin, u rr&e...