Sport

VIDEO / Spektakël mes Gallatasarait dhe Spartës në Europa League

Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League, u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës turke.

15 Shkurt 2024, 20:48 Nga DOSJA

VIDEO / Spektakël mes Gallatasarait dhe Spartës në Europa League

TURQI - Gola, autogol dhe kartonë të kuq, Galatasay-Sparta Prague dhuruan spektakël në takimin e parë të raundit të 1/16-ave të Europa League, që u mbyll me fitoren 3-2 të skuadrës turke.

Vendasit zhbllokuan sfidën në minutën e 19, me Demirbay që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të Icardit. Sparta gjeti barazimin në nisje të fraksionit të dytë, me Preciado që shënoi në minutën e 47’.

Ndërsa një autogol i Krejci në minutën e 61’ riktheu Galatasaray-n në avantazh, por festa e tyre zgjati shumë pak, pasi në minutën e 62’ Nelsson u ndëshkua me karton të kuq dhe la ekipin e tij në inferioritet numerik.

Miqtë e shfrytëzuan më së miri superioritetin numerik dhe në minutën e 65’ Kuchta barazoi për ekipin e tij.

Në minutën e 80’ u barazua edhe numri i lojtarëve në fushë, pasi Rynes mori kartonin e dytë të verdhë dhe la ekipin e Spartës me dhjetë lojtarë.

Megjithatë, Galatasaray vazhdoi me sulmet dhe në minutën e 90+1’ Icardi gjeti golin dhe i dhuroi këtë fitore skuadrës së tij.

VIDEO / Spektakël mes Gallatasarait dhe Spartës në Europa League

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2024, 20:02

Gjykata rrëzon ankimimin e Benzema!

FRANCE - Ankesa për shpifje e depozituar nga Karim Benzema kundër ministrit të Brendshëm, Gérald Darmanin, u rr&e...