Sport

Riquelme, ish-mesfushori i Barçës, vlerëson Toni Kroos-in: "Ai duket si Federer, mund të shkojë në shtëpi edhe pa bërë dush"…

Ish-lojtari argjentinas, tani president i Boca Juniors, ka folur edhe për Real Madridin në një intervistë…

15 Shkurt 2024, 17:30 Nga DOSJA
Riquelme, ish-mesfushori i Barçës, vlerëson Toni Kroos-in:

SPANJE - Juan Román Riquelme, ish-futbollist argjentinas, presidenti aktual i Boca Juniors, vlerësoi skuadrën e Real Madridit në një intervistë për kanalin “TNT”, veçanërisht Toni Kroos dhe Jude Bellingham.

“Më pëlqen Kroos, më pëlqen Bellingham...”,- ka nisur duke thënë ish-ylli 45-vjeçar, i cili ka luajtur për Barcelonën. "Kroos është më i ngjashëm me Federerin kur luan tenis. Mund të luajë me top dhe të shkoni në shtëpi pa bërë dush. Është një gjë e pabesueshme. Ai luan, nuk rrëzohet në tokë, nuk bëhet pis, duket se ai nuk djersitet."

Riquelme vazhdoi: "Bellingham është shumë i mirë. Ata janë lojtarë të një niveli përrallor. Pse disa marrin kaq shumë njohje dhe të tjerët jo? Carvajal nuk merr njohjen që meriton dhe ai do të jetë ndër mbrojtësit e djathtë më të mirë në historinë e Real Madridit”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll