Sport

Roy Hodgson nuk ndihet mirë në stërvitje, klubi anulon konferencën për shtyp...

Roy Hodgson, 76 vjeç, u zëvendësua në seancë nga zëvendësi, Ray Lewington, 67 vjeç.

15 Shkurt 2024, 17:42 Nga DOSJA
Roy Hodgson nuk ndihet mirë në stërvitje, klubi anulon

ANGLI - Roy Hodgson, trajneri 76-vjeçar i Crystal Palace, është ndjerë keq gjatë stërvitjes së skuadrës mëngjesin e sotëm dhe klubi ka anuluar konferencën për shtyp, që ishte planifikuar për në orët e para të pasdites, përpara takimit me Everton, që do të luhet të hënën e ardhshme.

“Fatkeqësisht, konferenca e sotme për shtyp nuk do të zhvillohet siç ishte planifikuar, pasi Roy Hodgson nuk u ndje mirë gjatë stërvitjes këtë mëngjes”,- tha klubi në rrjetet sociale.

Ray Lewington, 67-vjeçari ndihmës trajner, u mor në pyetje për shëndetin e trajnerit pas largimit nga stërvitjet. "Roy është mirë," tha ai thjesht.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll