Sport

Sekretari Blinken vlerëson kualifikimin e Kombëtares në “Euro 2024”, si një nga arritjen e suksesshme të Shqipërisë…

“Ndoshta unë do të vij gjatë finaleve të kupës së Evropianit edhe ndoshta mund t’ju ndihmoj,”- deklaroi Sekretari Blinken…

15 Shkurt 2024, 18:34 Nga DOSJA
Sekretari Blinken vlerëson kualifikimin e Kombëtares në

TIRANE - Në vizitën e tij në Tiranë, teksa foli për arritjet e Shqipërisë, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e suksesshëm në SHBA, si këngëtarja Dua Lipa, apo shefja e teknologjisë në Open AI, Mira Murati.

Sekretari Blinken në vijim, teksa po rendiste sukseset e Shqipërisë, përmendi edhe kualifikimin e Shqipërisë në Kampionatin Europian, ku ‘premtoi’ se do të vizitojë vendin gjatë finaleve të Kupës.

“Ekipi i futbollit u kualifikua për herën e dytë në kampionatin evropian. Herën e fundit në 2016, ishte hera e fundit që një Sekretar Shteti vizitonte Shqipërinë. Nuk dua të them që ka ndonjë marrëdhënie midis tyre, por ndoshta unë do të vij gjatë finaleve të kupës së Evropianit edhe ndoshta mund t’ju ndihmoj,”- deklaroi Sekretari Blinken, duke e vlerësuar suksesin e kuqezinjve të Kombëtares, si një nga sukseset me të cilat Shqipëria duhet të krenohet...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll