Sport

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

1-1 dhe Feyenoord-Roma do ta vendosin në “Olimpico” fituesin dhe skuadrën që kalon në raundin e 1/8-ave të Europa League javën e ardhshme.

15 Shkurt 2024, 20:57 Nga DOSJA

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

HOLANDE - Takimi i parë i raundit të 1/16-ave të Europa League mes Feyenoord dhe Romës mbyllet me barazimin 1-1. Sfida e luajtur në “De Kuip” rezultoi shumë e luftuar dhe me raste të shumta nga të dyja anët, megjithatë në fund u mbyll me vetëm dy gola.

Ishin vendasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, me Paixao që shënoi, duke përfituar nga pakujdesia e Romës në minutën e 45+1’.


Miqtë barazuan në minutën e 67’, me Lukakun që shënoi më kokë, pas asitit të dhuruar nga Spinazzola.


1-1 dhe Feyenoord-Roma do ta vendosin në “Olimpico” fituesin dhe skuadrën që kalon në raundin e 1/8-ave të Europa League javën e ardhshme.

VIDEO / Ndahen në paqe Feynoord-Roma!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 15 Shkurt 2024, 20:02

Gjykata rrëzon ankimimin e Benzema!

FRANCE - Ankesa për shpifje e depozituar nga Karim Benzema kundër ministrit të Brendshëm, Gérald Darmanin, u rr&e...