Sport

De Rossi: "Kam studiuar shumë Romën e Mourinhos, për të ditur se ku t'i fus duart"...

Trajneri i verdhekuqve tregon se ishte i vëmendshëm ndaj taktikës së portugezit

15 Shkurt 2024, 17:53 Nga DOSJA
De Rossi: "Kam studiuar shumë Romën e Mourinhos, për të

ITALI - Daniele de Rossi mori postin e trajnerit të Romës më 16 janar, vetëm disa orë pasi klubi njoftoi largimin e José Mourinhos. Trajneri italian përmendi në konferencën paraprake për ndeshjen kundër Feyenoord (këtë të enjte, ora 17:45), se ka studiuar taktikat e përdorura nga trajneri portugez.

"Nuk mund të them se sa i ndryshëm jam nga Mourinho. Secili trajner ka idetë e tij, preferencat e tij dhe vendos diçka të ndryshme në vend. Kam studiuar shumë Romën e Mourinhos për të ditur se ku t'i fus duart",- ka nisur duke komentuar trajneri. “Me Mourinhon, Roma arriti rezultate të shkëlqyera në Evropë. Ne duhet të japim shembull në këtë rrugë”,- shtoi ai.

Takimi me Feyenoord, duke llogaritur për “play-off”-in e Europa League, do të jetë i veçantë për De Rossin, italianin që do të debutojë si trajner në një kompeticion evropian.  "Jam i lumtur sepse është debutimi im në Evropë. Nuk ishte shumë e parashikueshme deri vonë. Jam i lumtur dhe duhet të përfitoj nga kjo",- theksoi ai për kuptimin e kësaj loje.

Që kur Daniele de Rossi mori frenat, Roma ka shënuar tre fitore dhe një humbje. Kjo disfatë ndodhi të shtunën e kaluar kundër Interit, lideri i Serisë A. Roma dhe Feyenoord takohen sërish pas finales së Conference League 2021/22 dhe çerekfinaleve të sezonit të kaluar të Europa League. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll