Aktualitet

Denoncoi mjekun ligjor pasi i mori para për t'i lëshuar një dokument, Prokuroria bën padi ndaj denoncuesit në Rrëshen

Emisioni Piranjat kanë ndarë detaje ku bëhet me dije se pas arrestimit te Përdukës i cili i mori para Simonit për ti lëshuar dokumentin mjekoligjor për plagët që kishte marrë nga një konflikt është paditur nga Prokurorja Majlinda Fetau.

9 Shkurt 2024, 13:25 Nga N.F


Denoncoi mjekun ligjor pasi i mori para për t'i lëshuar një

Denoncuesi Gjergj Simoni

RRËSHEN- Pas publikimit të rastit të korrupsionit të mjekut ligjor, Zef Përduka në Rrëshën ku kundrejt parave bënte lëshimin e një dokumenti përkatës duket se pasojat do t"i vuante edhe denoncuesi i rastit Gjergj Simoni. Emisioni Piranjat kanë ndarë detaje ku bëhet me dije se pas arrestimit te Përdukës i cili i mori para Simonit për ti lëshuar dokumentin mjekoligjor për plagët që kishte marrë nga një konflikt është paditur nga Prokurorja Majlinda Fetau.

Postimi i plotë:

Prokurorinë nuk e duam. Një rast tragjikomik ka ndodhur me Gjergj Simonin, shtetasin që denoncoi në Piranja rastin e mjekut ligjor që i kërkoi para për t'i dhënë dokumentin që i përkiste. Rasti i dokumentuar me video nga Piranjat.
Prokurorja Majlinda Fetau vihet në lëvizje dhe bën padi ndaj të denoncuar. Kjo do të ishte qesharake, nëse nuk do të penalizohej jo vetëm për Gjergj Simonit, por edhe për të gjithë denoncuesit e publikut, të cilët do të kenë frikë nga presioni i prokurorisë. Presion që duhet bërë mbi shkelësit e ligjit dhe jo mbi viktimat. Piranezët i bëjnë thirrje prokurorisë të ndjekë penalisht shkelësit dhe ata që shpërdorojnë detyrën, jo qytetarët që vënë në dukje këto abuzime.

 

mjeku ligjor prokurori

Sondazh

Poll