Aktualitet

I dënuar që prej vitit 2020 për drogë/Në pranga i shpalluri në kërkim kombëtar

28-vjeçarit me inicialet L.Gj i ishte caktuar masa “arrest me burg” në vitin 2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

9 Shkurt 2024, 13:11 Nga S.N
I dënuar që prej vitit 2020 për drogë/Në pranga i
Foto Ilustrim

VLORË- Vihet në pranga një 28-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim kombëtar.Ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Rrugore. 28-vjeçari ishte i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

28-vjeçarit me inicialet L.Gj i ishte caktuar masa “arrest me burg” në vitin 2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë. Pas kontrolleve intensive në kuadër të operacionit “Sundimi i Ligjit” u bë i mundur arrestimi i tij.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Kapet nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe vihet në pranga një 28-vjeçar i shpallur në kërkim kombëtar, i akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Strukturat e Policisë të DVP Vlorë, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:

* L. Gj., 28 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 13.12.2020, i ka caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprat penale ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve'' dhe ''Kultivimi i bimëve narkotike".

vlore

Sondazh

Poll