Aktualitet

"Nuk është ujë po llum", Banorët e Postribës protestë para bashkisë së Shkodrës, kërkojnë bllokimin e gurores

Sipas tyre guroret po shkaktojnë ndotje në ujin e pijshëm. Ata thonë se kjo histori po përsëritet prej 5 vitesh.

9 Shkurt 2024, 12:52 Nga N.F
"Nuk është ujë po llum", Banorët e Postribës
Pamje nga protesta

SHKODËR- Banorë të njësisë Postribë kanë dalë në protestë ditën e sotme përpara bashkisë Shkodër ku kërkojnë bllokimin e gurores. Sipas tyre guroret po shkaktojnë ndotje në ujin e pijshëm.

Ata thonë se kjo histori po përsëritet prej 5 vitesh. Pak minuta pasi nisi protesta kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci u ul dhe takoi banorët e Postribës duke thënë se shumë shpejt çështja e ujit të pijshëm do të zgjidhet.

Beci tha se ka një projekt për ujësjellësin në fshatin Domen dhe ky investim do të zgjidh problemin e tyre ndërsa do të interesohet edhe për dokumentacionin e guroreve ndër vite. Në mbështetjeje të protestuesve ishte edhe aktivisti Sazan Guri.



proteste shkoder uji i pijeshem

Sondazh

Poll