Aktualitet

Plagosje me dashje dhe bashkëpunim për të kryer vjedhje, 3 të arrestuar në Tiranë

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim.

9 Shkurt 2024, 12:25 Nga E.d
Plagosje me dashje dhe bashkëpunim për të kryer vjedhje, 3
Policia

TIRANË- Arrestohen 3 persona në Tiranë të cilët ishin shpallur në kërkim. 32-vjeçari ishte shpallur në kërkim për plagosje e lehtë me dashje e kryer në bashkëpunim. Ndërsa 2 personat e tjerë 30 vjeç janë arrestuar sepse kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin dhe kanë kryer vjedhje të ndryshme në Tiranë. 

Njoftimi i Policisë:

Vijojnë kontrollet intensive në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”. Kapen dhe vihen në pranga, nga strukturat e Komisariarit të Policisë Nr. 3, tre shtetas të shpallur në kërkim. Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të hartuara në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, mbi vendndodhjen e tre shtetasve në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tyre, përpara përgjegjësisë ligjore.

Si rezultat i kontrolleve, janë kapur dhe ndaluar shtetasit: Shtetasi 32 vjeç, banues në Fushë Lurë, shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim; Dy shtetas 30 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka dërguar urdhër për ndalimin e tyre, sepse dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vjedhje të ndryshme, në Tiranë. Megaoperacioni “Sundimi i ligjit” vazhdon. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë

sundimi i ligjit

Sondazh

Poll