Aktualitet

Kapen mbi 34 mijë cigare elektronike kontrabandë në Portin e Durrësit që vinin nga Italia

Administrata Doganore bllokoi kontenierin dhe pezulloi procedurat e tranzitit.

9 Shkurt 2024, 13:30 Nga S.N
Kapen mbi 34 mijë cigare elektronike kontrabandë në Portin e
Foto Ilustrim

DURRËS- Në Portin e Durrësit janë kapur mbi 34 mijë cigare elektronike kontrabande. Nga kontrolli i ushtuar në kontenierin që ishte nisur nga Italia, rezultoi se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë ose Kosovës.

Administrata Doganore bllokoi kontenierin dhe pezulloi procedurat e tranzitit. Rasti iu referua Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithsëm Durrës për veprën e kontrabandimit të mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Njoftimi i Plotë:

Në Portin e Durrësit me Anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro, Itali ka mbërritur një kontenier ngarkuar me cigare elektronike në sasinë 1500 kg ose 34 420 copë. Nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, administrata doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal”.

 

 

porti i durresit kontrabande itali

Sondazh

Poll