Aktualitet

Procedohen në gjendje të lirë 5 persona në Korçë, për vepra të ndryshme penale

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme. 

9 Shkurt 2024, 13:06 Nga S.B

 

Procedohen në gjendje të lirë 5 persona në
foto ilustruese

KORÇË- 5 persona janë proceduar në gjendje të lirë në Korçë ditën e sotme. Mësohet se të proceduarit kanë kryer shkelje të ndryshme si dhunë për motive pronësie, dhunë ndaj kafshëve, ndërtim pa leje, dhunë ndaj gruas si dhe djegie të sipërfaqes së tokës me pasojë ndotjen e ajrit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.  

Njoftimi i policisë:

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

T. H., 45 vjeç, banues në fshatin Petrushë, Pogradec, pasi në fshat dyshohet se ka goditur me send të fortë, shtetasin I. H., për motive pronësie;

J. L., 65 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi më datë 05.02.2024, në kullotat e fshatit Dunicë, Pogradec, dyshohet se i ka vrarë me mjet të fortë (dru), kafshën shoqëruese, shtetasit F. K.;  

K. H., 42 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshat u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve përkatëse.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Z., 62 vjeç, banues në Bilisht, Devoll, pasi në Bilisht, pas një konflikti të çastit, dyshohet se ka goditur me grusht, një 29-vjeçare.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 34 vjeç, banues në fshatin Psar, Kolonjë, pasi në fshat, dyshohet se ka djegur një sipërfaqe me bar të thatë dhe për pasojë ka shkaktuar ndotje të ajrit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

 

policia korce

Sondazh

Poll