Aktualitet

Shkak i motit të keq, pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në Vlorë

Anijet e peshkimit të njoftohen për marrjen e masave të sigurisë së tyre.

9 Shkurt 2024, 12:51 Nga E.d
Shkak i motit të keq, pezullohet lundrimi i anijeve të vogla në
Foto Ilustruese

VLORË- Mjetet e vogla lundruese janë pezulluar, shkak i motit të keq. Pezullimi i tyre do të vazhdojë për 4 ditë duke filluar nga ora 14:00. Anijet e peshkimit njoftohen për marrjen e masave të sigurisë së tyre. Ndërsa anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse. 

 

Njoftimi për situatën në Vlorë:

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar përgjatë bregdetit Shqiptar gjatë datave 09-10-11-12.02.2024 duke filluar nga ora 14:00 datë 09.02.2024 në drejtimin Jug-Jug-Lindje, Jug-Jug-Perëndim në forcën deri 8-9 deri 10bft me shpejtësi ere deri 35-45m/s dhe lartësi dallge nga 3.50 deri 4.50 metra.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gadishmerisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

TË NDALOHET DHËNIA E LEJE – NISJES GJATË DATAVE 09-10-11-12.02.2024 DUKE FILLUAR NGA ORA 14:00 DATË 09.02.2024 PËR TË GJITHA MJETET E VOGLA LUNDRUESE, ANIJEVE TË PESHKIMIT QË OPEROJNË PËRGJATË BREGDETIT SHQIPTAR DHE TË JENË NJOFTUAR PËR MARJEN E MASAVE PËR SIGURIMIN E TYRE.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete momentalisht do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse, nese do te kete ndryshime oraresh apo nderprerje te lundrimit do te njoftojme . Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06:00 të datës 12.02.2024.

moti i keq

Sondazh

Poll