Aktualitet

Zjarr në banesën e një 61-vjeçareje në Malësine e Madhe

Shaku i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike.

9 Shkurt 2024, 12:28 Nga S.N
Zjarr në banesën e një 61-vjeçareje në Malësine
Foto Ilustrim

MALËSI E MADHE- Në një banesë në fshatin Omaraj në Malësiënë e Madhe ka rënë zjarr. Zjarri ra në orën 10:20 në banesë e një 61-vjeçareje. Shaku i rënies së zjarrit dyshohet të ketë qënë një shkëndijë elektrike.

61-vjeçarja me inicialet A.M është dëmtuar nga flakët dhe po merr asistëncë mjekësore,por është jashtë rrezikut për jetën. Ndersa po punohet për të dokumentuar shkakun e ngarjes.  

Njoftimi i Policisë

“Informacion paraprak/Rreth orës 10:20, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetases A. M., 61 vjeçe, në fshatin Omaraj, Malësi e Madhe. Nga flakët është dëmtuar kjo shtetase dhe si pasojë po merr asistencë mjekësore në spital, ku është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore shkakun e ngjarjes”.

zjarr malesi e madhe

Sondazh

Poll