Aktualitet

Gjendet i vdekur 66-vjeçari në Hoçisht të Devollit/ Ishte larguar nga shtëpia prej 3 ditësh

Në bazë të kontrollit të jashtëm të trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

9 Shkurt 2024, 13:41 Nga S.N
Gjendet i vdekur 66-vjeçari në Hoçisht të Devollit/
Foto Ilustrim

DEVOLL- Ditën e sotme rreth orës 12:55, është gjetur pa sheja jete një 66-vjeçar me inicialet SH.Ç, në afërsi të fshatit Hoçisht në Devoll. Në bazë të kontrollit të jashtëm të trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

66-vjeçari banues në fshatin Përparimaj në Devoll është larguar nga banesa para 3 ditësh. Paraprakisht mendohet se i moshuari ka humbur jetën për shkaqe natyrore.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Më datë 09.02.2024, rreth orës 12:55, në afërsi të fshatit Hoçisht, Devoll, është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. Ç., 66 vjeç, banues në fshatin Përparimaj, Devoll. Nga këqyrja e jashtme e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga verifikimi i kryer rezulton se ky shtetas është larguar nga banesa më datë 06.02.2024.

Paraprakisht dyshohet se 66-vjeçari mund të ketë humbur jetën, për shkaqe natyrore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

devoll

Sondazh

Poll