Bota

Mijëra telefonata me zërin e Biden alarmojnë Komisionin Federal të Komunikimeve, thirrjet e automatizuara IA u kërkojnë amerikanëve të mos votojnë

Telefonatat e robotike që imitojnë zërat e të famshëmve dhe kandidatëve politikë janë shtuar muajt e fundit sidomos përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

8 Shkurt 2024, 21:56 Nga N.F
Mijëra telefonata me zërin e Biden alarmojnë Komisionin Federal
Biden

SHBA- Komisioni Federal i Komunikimeve i SHBA-së (FCC) ka njoftuar se po ndalon thirrjet e automatizuara me zëra të inteligjencës artificiale të cilat janë një fenomen që është përhapur shumë kohët e fundit në vend. Kjo situatë ka alarmuar qytetarët dhe agjencitë qeveritare.

FCC u shpreh se do të ndiqen penalisht ata që mund të qëndrojnë pas këtyre thirrjeve. Telefonatat e robotike që imitojnë zërat e të famshëmve dhe kandidatëve politikë janë shtuar muajt e fundit sidomos përpara zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

Në janar votuesit në New Hampshire morën një telefonatë me zërin Joe Biden përpara zgjedhjeve paraprake të shtetit. Thirrjet inkurajuan votuesit që të mos votojnë në zgjedhjet paraprake. Rreth 5,000 deri në 25,000 telefonata janë bërë, raporton BBC.

Prokurori i përgjithshëm i Neë Hampshire tha se telefonatat janë të lidhura me dy kompani në Teksas dhe se një hetim penal është duke u zhvilluar. Deepfakes - të cilat përdorin inteligjencën artificiale për të bërë video ose audio realiste të dikujt duke manipuluar fytyrën, trupin ose zërin e tyre - janë shfaqur si një shqetësim i madh në mbarë botën në një kohë kur zgjedhjet e rëndësishme po mbahen ose do të mbahen së shpejti në vende si SHBA, MB dhe Indi.

shba fcc biden telefonata

Sondazh

Poll