Bota

"Po persekutohen serbët", Kurti i përgjigjet Vuçiç në OKB: Pretendime nga shteti që kreu gjenocidin në Ballkan

Kurti tha se është ironike t'i përgjigjesh pretendimeve të një shteti që ka kryer gjenocid në Ballkan dhe është një nga rreziqet më të mëdha të stabilitetit në rajon.

8 Shkurt 2024, 21:55 Nga r.ll
"Po persekutohen serbët", Kurti i përgjigjet
albin kurti

SHBA- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka replikuar presidentit serb për pretendimet e tij se Kosova po persekuton serbët e Kosovës.

Kurti tha se është ironike t'i përgjigjesh pretendimeve të një shteti që ka kryer gjenocid në Ballkan dhe është një nga rreziqet më të mëdha të stabilitetit në rajon.

“Është disi ironike t’i përgjigjesh akuzave të rreme për abuzim me të drejtat e njeriut një vendi që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit të 20-të dhe një qeveria që është një nga rreziqet më të mëdha të stabilitetit në rajon. Qeveria serbe në vitet ’90 urdhëroi vrasje dhe kreu gjenocid në Kosovë. Brutaliteti i asaj që u krye ndryshoi ligjet ndërkombëtare përgjithmonë”, tha Kurti.

Në New York po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Në këtë seancë Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz. Ndërsa, Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.  Nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit nga përdorimi i përditshëm. Kjo rregullore parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euro.

 

albin kurti

Sondazh

Poll