Bota

Përballen Kurti dhe Vuçiç/ Nis seanca e Këshillit të Sigurimit për çështjen e përdorimit të dinarit në Kosovë

Kujtojmë se që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit nga përdorimi i përditshëm.

8 Shkurt 2024, 21:18 Nga r.ll
Përballen Kurti dhe Vuçiç/ Nis seanca e Këshillit
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

SHBA- Në New York ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Kosovë, me kërkesë të Serbisë, pas hyrjes në fuqi të Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Në këtë seancë Kosova përfaqësohet nga kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwartz. Ndërsa, Serbia përfaqësohet nga presidenti Aleksandar Vuçiç. Serbia e bëri kërkesën për këtë seancë pas vendimeve të autoriteteve kosovare për ndalimin e dinarit serb dhe mbylljen e komunave paralele serbe javët e fundit.

Kujtojmë se që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi rregullorja e Bankës Qendrore të Kosovës për heqjen e dinarit nga përdorimi i përditshëm. Kjo rregullore parasheh që valuta e vetme për pagesa të jetë euro. Valutën kombëtare të Serbisë, serbët në Kosovë e kanë përdorur që nga përfundimi i luftës më 1999. Po ashtu, Serbia ua paguan qytetarëve serbë të Kosovës, përmes një sistemi paralele, pagat, pensionet, ndihmat sociale dhe përfitimet e tjera.

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll