Bota

Seanca në OKB/ Vuçiç: Vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë

Mbledhja u kërkua nga Serbia në kërkesën e të cilës thuhet se vendimet e marra së fundmi nga qeveria e Kosovës janë në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

8 Shkurt 2024, 21:37 Nga r.ll
Seanca në OKB/ Vuçiç: Vendimi për heqjen e dinarit serb
foto nga seanca

SHBA- Në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka nisur pak momente më parë seanca e jashtëzakonshme për çështjen e dinarit.

Mbledhja u kërkua nga Serbia në kërkesën e të cilës thuhet se vendimet e marra së fundmi nga qeveria e Kosovës janë në kontrast të thellë me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Fjalën e ka mbajtur i pari i Serbisë Aleksandar Vuçiç, i cili tha se vendimi për heqjen e dinarit serb po ndëshkon popullatën serbe në Kosovë, teksa listoi grupimet e popullatës serbe në Kosovë që preken nga ky vendim.

“Regjimi i Prishtinës po ndalon mundësitë e popullatës serbe që të marrë shërbimet mjekësore, arsimore, etj. Albin Kurti është persekutor i serbëve. Në territorin e Kosovës dhe Metohisë janë kryer 669 sulme me motive etnike, që është një rritje prej 300 për qind. Do të theksoj një fakt të padiskutueshëm – është plotësisht e padiskutueshme se në territorin e Kosovës dhe Metohisë euro është futur si mjet i vetëm pagese në mënyrë të dukshme të kundërligjshme, sepse është bërë me vendim të njëanshëm të lidershipit politik në Prishtinë”, u shpreh ai.

aleksander vucic okb kosove

Sondazh

Poll