Bota

"Zgjidhja e vetme dialogu"/ Shefja e UNMIK-ut: Ndalimi i dinarit në Kosovë, rrit mundësinë e tensioneve ndëretnike

Gjatë fjalës së saj ajo ka përmendur zgjedhjet në veri ku kryetarët shqiptarë u zgjodhën me një përqindje minimale të votave ndërsa i ka konsideruar negative edhe zhvillimet e shtatorit të vitit të kaluar ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës.

8 Shkurt 2024, 21:33 Nga N.F
"Zgjidhja e vetme dialogu"/ Shefja e UNMIK-ut: Ndalimi i dinarit
Seanca e Këshillit të Sigurimit

SHBA- Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh gjatë fjalës së saj para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka njoftuar për marrëveshjet e fundit që janë arritur mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

Gjatë fjalës së saj ajo ka përmendur zgjedhjet në veri ku kryetarët shqiptarë u zgjodhën me një përqindje minimale të votave ndërsa i ka konsideruar negative edhe zhvillimet e shtatorit të vitit të kaluar ku u vra një efektiv i policisë së Kosovës. Ziadeh shtoi se ndalimi i befasishëm i dinarit serb në Kosovë ka prekur në masë të madhe serbët lokal në Kosovë.

“Masa të këtilla rrisin tensionet dhe dëmtojnë mundësinë për të pasur paqe për të gjitha komunitetet,” tha ajo.

Ziadeh ka përmendur edhe mbylljen e komunave paralele serbe në disa komuna të Kosovës ndërsa shtoi se zgjidhja për vendimet e fundit është vetëm përmes dialogut.

caroline ziadeh unmik kosova serbia

Sondazh

Poll