Bota

Ekzekutimi i biznesmenit grek në Athinë, para se të vritej arriti të telefononte shokun: Ndihmë, po më vrasin!

Sipas autoriteteve greke, Kristos Jalias është ekzekutuar fillimisht me kallashnikov dhe më pas trupi është djegur në makinë.

8 Shkurt 2024, 21:00 Nga N.F
Ekzekutimi i biznesmenit grek në Athinë, para se të vritej arriti
Biznesmeni i vrarë

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e biznesmenit grek, Kristos Jalias i cili u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Athinës. Sipas autoriteteve greke, Kristos Jalias është ekzekutuar fillimisht me kallashnikov dhe më pas trupi është djegur në makinë.

Mësohet se pas makinës së viktimës po udhëtontë një mik i tij. Në momëntin që autorët i kanë zënë pritë 59-vjeçarit e vetmja gjë që mundi të bënte ishte të telefononte një mik të cilit i kërkoi ndihmë pasi po e vrisnin.

Sipas policisë ky është një dëshmitar vendimtar, pasi ai është i vetmi që mund të japë një përshkrim më të detajuar të asaj që ndodhi në ato minuta vendimtare. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth 200 metra nga shtëpia e viktimës. Përveç makinë së djegur ku u gjet trupi i biznesmenit, u gjet edhe një tjetër makinë e djegur më tej, e cila dyshohet se u përket autorëve të krimit.

Kristos Jalias ishte një biznesmen tepër i njohur në Greqi. Ai ishte një ndër tregtarët më të mëdhenj të mishit në Greqi. Ai kishte edhe një fabrike boje si dhe ka qenë president i ekipit të futbollit të Trikallas. Ai ishte martuar me një grua shqiptare nga Elbasani dhe kishte me të një fëmijë. Bashkëshortja e parë e tij ishte ekzekutuar në mënyrë misterioze në vitin 2018 dhe autorët nuk janë gjendur kurrë.

Emri i Jalas është përfshirë edhe në Shqipëri në disa aktivitete tregtare, import-eksport mallrash tregtie nga vendet e Amerikës latine drejtë Shqipërisë me stacion ndërmjetës Athinën, tregti mishi, boje dhe blerje pronash. Ai kishte të punësuar më shumë se 4000 punonjës në dhjetëra kompanitë dhe bizneset e tij.

vrasje greqi kristos jalias

Sondazh

Poll