Bota

Instensifikohen luftimet mes grupit rebel dhe ushtrisë vendase, mijëra njerëz në Kongo strehohen në spital

Save The Children  tha të enjten se të paktën 150,000 njerëz, përfshirë 78,000 fëmijë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë javës së kaluar, me mijëra tani në rrugën për në Goma.

8 Shkurt 2024, 20:51 Nga r.ll
Instensifikohen luftimet mes grupit rebel dhe ushtrisë vendase, mijëra
foto ilustruese

AFRIKË- Mijëra njerëz po kërkojnë strehim brenda një spitali të mbingarkuar mes një përshkallëzimi të luftimeve në provincën e Kivu-së veriore në Republikën Demokratike të Kongos (DRC), paralajmëruan të enjten Mjekët pa Kufij (MSF).

Të paktën 2,500 njerëz, përfshirë fëmijë, aktualisht janë strehuar në Spitalin Mweso, rreth 100 kilometra (62 milje) nga kryeqyteti provincial Goma. MSF tha se objektet mjekësore kanë marrë flukse të mëdha pacientësh të plagosur nga lufta.

“Spitali është i mbingarkuar, me mijëra njerëz të grumbulluar brenda, duke u përpjekur të gjejnë një mbrojtje nga luftimet. Krahas Ministrisë së Shëndetësisë, ne po bëjmë maksimumin për t'i ndihmuar të gjithë, por nuk kemi nevoja të mjaftueshme, siç është ushqimi,” tha koordinatorja e projektit të MSF, Çaglar Tahiroglu, shkruan CNN.

Ndërsa vala aktuale e luftimeve midis grupit rebel M23 dhe ushtrisë kongoleze intensifikohet, shumë civilë po ikin. Save The Children  tha të enjten se të paktën 150,000 njerëz, përfshirë 78,000 fëmijë, janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë javës së kaluar, me mijëra tani në rrugën për në Goma.

Pas një vizite në provincë këtë javë, nënsekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara për operacionet e paqes, Jean-Pierre Lacroix, i bëri thirrje grupit M23 që të ndërpresë menjëherë ofensivën e tij.

Misioni paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara, i njohur si MONUSCO, do të përfundojë tërheqjen e tij nga vendi i Afrikës Qendrore këtë vit. Vitet e fundit, protestuesit kanë dalë në rrugë  për të kërkuar tërheqjen e forcave të OKB-së për dështimin për të frenuar grupet rebele, përfshirë M23.

MSF tha që që nga marsi 2022, një rritje e përleshjeve të armatosura në provincën e Kivu-së veriore ka detyruar më shumë se një milion njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka shkaktuar një fatkeqësi humanitare.

Grupi M23 u emërua pas një marrëveshjeje paqeje të 23 marsit 2009, të cilën e akuzoi qeverinë për shkelje. Ushtarët, kryesisht tutsi, u bënë pjesë e ushtrisë kombëtare përmes kësaj marrëveshjeje. DRC ka akuzuar Ruandën për mbështetjen e grupit, diçka që qeveria e Ruandës e ka mohuar fuqishëm.

kongo afrike

Sondazh

Poll