Bota

Shpërthen për herë të tretë vullkani në Islandë, llava mbulon rrugët (FOTO)

Islanda ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut dhe mesatarisht ka një shpërthim çdo katër deri në pesë vjet.

8 Shkurt 2024, 21:01 Nga r.ll
Shpërthen për herë të tretë vullkani në
foto nga islanda

ISLANDË- Pas shpërthimit të tretë vullkanik në të njëjtën zonë në Islandë muajt e fundit, llava ka përfshirë rrugët. Zyra Meteorologjike e Islandës ka thënë se vullkani Sylingarfell, pranë Grindavik, po shpërthen sërish.

Përhapja e nxehtësisë dhe tymit u kap në pamjet e jashtëzakonshme të drejtpërdrejta nga vendi i ngjarjes. Spaja Blue Laguna, një nga atraksionet më të mëdha turistike të kombit ishull, është evakuuar sërish për shkak të rrezikut vullkanik, shkruan Sky News.

Shpërthimi në Islandë duket se po shuhet, por nëse banorët do të kthehen në shtëpi me lavë në derën e tyre mbetet ende dilemë. Grindavik, një qytet bregdetar me 3,800 banorë, u evakuua përpara një shpërthimi të mëparshëm më 18 dhjetor të vitit të kaluar. Qyteti është vetëm disa milje larg nga shpërthimi i ri.

Shpërthimi i fundit në zonë më 14 janar zgjati afërsisht dy ditë, me rrjedhat e llavës që arritën në periferi të Grindavik, rreth 4,000 banorë të të cilit ishin evakuuar, duke djegur disa shtëpi. Islanda ndodhet mbi një pikë të nxehtë vullkanike në Atlantikun e Veriut dhe mesatarisht ka një shpërthim çdo katër deri në pesë vjet.

islande vullkan

Sondazh

Poll