Bota

“Nuk është një udhëheqës i besueshëm”, Clinton thirrje për shkarkimin e Netanyahut

Gjatë një interviste me kolegen Menada Zaimi, zonja Tabaku flet mbi mundësitë e bashkimit të opozitës si dhe qëndrimin që kjo forcë politike duhet të mbajë në raport me ish-Kryeministrin Berisha i shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

8 Shkurt 2024, 19:44 Nga h.k
“Nuk është një udhëheqës i besueshëm”,
Foto ilustruese

SHBA-Ish-kandidatja për presidente e SHBA-ve, Hillary Clinton thotë se kryeministri izraelit është përgjegjës për luftën me Hamasit, pasi anashkaloi sulmin më 7 tetor të vitit 2023.

Sipas Clinton, Netanyahu duhet të largohet nga posti i kryeministrit, shkruan Sky News.

Netanyahu duhet të shkojë. Ai nuk është një lider i besueshëm. Sulmi ka ndodhur në kohën e tij. Ai duhet të shkojë, dhe nëse është pengesë për një armëpushim, nëse është pengesë për të eksploruar atë që do të bëhet të nesërmen, ai absolutisht duhet të shkojë.”, deklaroi Clinton.

Më shumë se 27,708 palestinezë janë vrarë dhe mbi 67,000 janë plagosur nga sulmet izraelite, thonë shifrat zyrtare nga ministria e shëndetësisë e enklavës e drejtuar nga Hamasi, që kur Hamasi vrau rreth 1,140 njerëz më 7 tetor.

 

hillary clinton

Sondazh

Poll