Bota

Ekstardohet në Korenë e Jugut nga Mali i Zi bashkëpuntori i mashtruesit të kriptovalutave

Në qershor të 2023 Do Know dhe partneri i tij i biznesit Hong Chang-Joon, u kapën nga policia e Malit të Zi.

5 Shkurt 2024, 14:31 Nga S.N
Ekstardohet në Korenë e Jugut nga Mali i Zi bashkëpuntori i
Hong Chang-Joon

Mal i Zi- Mali i Zi ka ekstraduar një partner biznesi të Hyegon Do Know, një sipërmarrës koreano-jugor i cili është i njohur si “mbreti i kriptovalutave”. Ai është shpallur në kërkim si nga SHBA ashtu edhe nga Koreja e Jugut, për shkak të mashtrimeve me kriptovaluta, me vlerën e dhjetra milirda eurove.

Në qershor të 2023 Do Know dhe partneri i tij i biznesit Hong Chang-Joon, u kapën nga policia e Malit të Zi. Ata u dënuan me paraburgim pasi kishin tentuar të niseshin nga aeroporti I Podgoricës me avion privat, me pasaporta të paligjshme. Të dy kishin përdorur dokumenta të Kosta Rikës, por atyre iu gjetën edhe dokumenta të Belgjikës dhe Koresë së Jugut. Arrestimi i Do Know morri vëmëndje shumë të madhe në të gjithë botën, pasi ishte një prej personave më të kërkuar.

Policia e Malit të Zi njoftoi sot se Hon Chang-Joon iu dorëzua zyrtarëve të Koresë së Jugut dhe thanë se ai do të kthehej në vendin e tij në bazë të një urdhëarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Interpoli. Ndërsa Know mbetet në paraburgim në Mal të Zi, derisa zyratrët të vendosin nëse ai do të ekstradohet në Korenë e Jugut apo në SHBA.

Gjykata tha se Know në nëntor të 2023 kishte pranuar të ekstadohej në Korenë e Jugut, por vendimi përfundimtar se në cilin vend do të ekstradohet varet nga Ministria e Drejtësisë në Mal të Zi

mali i zi

Sondazh

Poll