Bota

Serbët e zhvendosur nga Kosova: Do të bllokojmë kalimin e automjeteve të shqiptarëve

Sipas mediave serbe, ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç, por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së serbe që t'u dërgojnë njoftim urgjent të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.

5 Shkurt 2024, 10:30 Nga M.B
Serbët e zhvendosur nga Kosova: Do të bllokojmë kalimin e
Foto ilustruese

KOSOVA- Serbët e zhvendosur nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës. Sipas mediave serbe, ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç, por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së serbe që t'u dërgojnë njoftim urgjent të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.

“Sot nga ora 12.00 deri në orën 15.00 do të bllokohet qarkullimi i automjeteve që drejtohen nga shqiptarët përmes vendkalimit Merdar drejtë Kurshumlisë, Nishit dhe Beogradit dhe tutje në drejtim të Suboticës – përkatësisht kufirit hungarez”, thuhet në njoftim.

“Bllokimi i rrugës do të jetë çdo të hënë nga tri orë përkatësisht nga ora 12.00 deri në ora 15.00 dhe atë deri në ndalimin e terrorit të përditshëm ndaj popullit tonë në Kosovë. Terrori që ata përjetojnë serbët dhe jo-shqiptarët është bërë i padurueshëm dhe shumë afër është edhe konflikti me pasoja të paparashikueshme“, thuhet në njoftimin e Shoqatës së personave të zhvendosur serb.

 

kosova serbia

Sondazh

Poll