Bota

Serbët paralajmëruan bllokim, Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë: Të përdoren pikë tjera për qarkullim

Ky njoftim vjen pasi serbët e larguar nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës.

5 Shkurt 2024, 10:43 Nga M.B
Serbët paralajmëruan bllokim, Qendra për Menaxhim Kufitar në
Foto ilustruese

KOSOVA- Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Kosovë ka njoftuar se në Merdarë, në anën tjetër të kufirit do të ketë protesta dhe bllokim të rrugëve nga ora 12:00 deri në 15:00. Ky njoftim vjen pasi serbët e larguar nga Kosova kanë paralajmëruar bllokimin e rrugës dhe kalimit të automjeteve të shqiptarëve që vijnë nga vendkalimi Merdar drejt Kurshumlisë, Nishit e Beogradit në drejtim të Suboticës. Ata kërkojnë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe ministri i jashtëm Daçiç, por edhe nga anëtarët tjerë të qeverisë së serbe që t'u dërgojnë njoftim urgjent të gjithë faktorit ndërkombëtar për ndalimin e presionit dhe terrorit ndaj serbëve.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë thirrje që të përdoren pikat tjera kufitare për qarkullim.

“Njoftohen të gjithë qytetarët të cilët planifikojnë të udhëtojnë përmes Pikë Kalimit Kufitar në Merdarë, se në pjesën e SRB, për sot janë paralajmëruar protesta dhe bllokim të rrugëve, prej orës 12:00-15:00.  Ju inkurajojmë që të përdorni PKK tjera për qarkullim. Për çdo informatë shtesë kontaktoni numrat e telefonit në QKMK 045198000, 045198606 dhe pa pagesë 080050095”, thuhet në njoftim.

kosova serbia pika kufitare

Sondazh

Poll