Bota

Trupa e reja pranë KFOR, Osmani në takim me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë: Koha që Kosova të jetë në NATO

Pas takimit, Osmani dhe Pistorius mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku presidentja deklaroi se Kosova vazhdon ta ketë partner kryesor Gjermaninë.

5 Shkurt 2024, 12:47 Nga M.B
Trupa e reja pranë KFOR, Osmani në takim me ministrin e Mbrojtjes
Boris Pistorius dhe Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius. Pas takimit, Osmani dhe Pistorius mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku presidentja deklaroi se Kosova vazhdon ta ketë partner kryesor Gjermaninë. Presidentja gjatë konferencës foli edhe për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunajku, derisa shprehu shqetësimin se Serbisë ende nuk i është shqiptuar asnjë masë nga Bashkimi Evropian.

“Gjermani ka qëndruar pranë nesh jo vetëm në periudhë të rënda, por edhe në procesin e shtet ndërtimit, përderisa vazhdojmë ta forcojmë demokracinë dhe pozitën tonë ndërkombëtare. Gjermania ka rol kyç në sigurinë e Kosovës. Vendimi për rritjen e trupave ushtarake gjermane në Kosovë është reflektim i qartë i mbështetjes për popullin tonë”, ka thënë Osmani.

Ajo po ashtu bëri të ditur se me ministrin gjerman kanë folur edhe për bashkëpunim ushtarak dhe theksoi se tani është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s.

“Është koha që Kosova të jetë pjesë e NATO-s, politika shtetërore e Serbisë angazhohet për akte terroriste ndaj Kosovës, kemi nevojë për përkrahjen e Gjermanisë”, tha ajo.

kosova vjosa osmani gjermania

Sondazh

Poll