Bota

Hovenier: Të shtyhet zbatimi i rregullores së BQK-së për dinarin serb

Në deklaratë ai shfaqi edhe njëherë shqetësimin e tij, për mënyrën se si ky vendim do të ndikojë në komunitetin me pakicë serbe.

5 Shkurt 2024, 13:52 Nga S.N
Hovenier: Të shtyhet zbatimi i rregullores së BQK-së për
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i ka rikërkuar Qeverisë së Kosovës të shtyjë afatin e vendimit për zbatim të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës.

Pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, zëvëndës kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministrin e Financave, ai foli mbi vendimin për dinarin serb. Në deklaratë ai shfaqi edhe njëherë shqetësimin e tij, për mënyrën se si ky vendim do të ndikojë në komunitetin me pakicë serbe.

Hovenier tregoi se SHBA dëshiron që të shtyhet zbatimi i vendimit duke thënë se duhet zhvilluar një plan dhe strategji në mënyrë që të funksionojë ky vendim. Duke theksuar mbështetjen e plotë të Kushtetutës së Kosovës dhe respektimin e rolit të BQK-së, ai thotë se kjo rregullore nuk merr parasysh disa prej shqetësimeve të komunitetit serb.

Hovenier u pyet nga gazetarët nëse qeveria amerikane do të ndërrmarë veprime kundër Kosovë, nëse Kosova nuk i përgjigjet kësaj kërkese. Ai u përgjigj duke thënë “Shpresojmë që Qeveria të jetë partner me ne” duke shtuar se ”Nëse Qeveria nuk bashkëpunon, kjo gjë do të këtë ndikim në kualitetin e partneritetit tonë”.

ksosve serbi jeffrey hovenier

Sondazh

Poll