Bota

Nikolla Sanduloviç: Aleksandër Vuçiç po më keqtrajton familjen, si po lejohet nga BE dhe SHBA?

Në një postim në rrjetin social X ai ka njoftuar se po keqtrajtohet edhe familja e tij, pasi vajzën e tij e kanë ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtojë në Londër.

5 Shkurt 2024, 12:04 Nga S.N
Nikolla Sandiloviç

SERBI- Vazhdojnë keqtrajtimet për politikanin serb Nikolla Sanduloviç. Në një postim në rrjetin social X ai ka njoftuar se po keqtrajtohet edhe familja e tij, pasi vajzën e tij e kanë ndaluar në aeroportin e Serbisë dhe nuk po lejohet të udhëtojë në Londër.

Për këtë situatë ai akuzon Aleksandër Vuçiç. Në postimin e tij Sanduloviç shprehet i hapitur se si SHBA dhe BE po e lejojnë. Teksa kujtojmë se pak ditë më parë Nikolla Sanduloviç bëri të ditur se avokati i tij ishte ndaluar nga policia, ku u bëri thirrje edhe ndërkombëtarëve të ndërhynin.

“Sërish Aleksandar Vuçiç së bashku me BIA-n abuzojnë me vajzën time! Policia e mban në aeroport dhe nuk e lejon të fluturojë për në Londër! Deri kur BE dhe SHBA do ta lejojnë këtë?” ka shkruar ai.

Ndërsa përseri disa ditë më parë vajza e Nikolla, ishte ndaluar edhe në kufi në Medër. Kujtuar më tej edhe ngarjen që i ndodhin vetë politikanit serb pak kohë më parë, ku u arrestua dhe u rrah nga shërbimet secrete serbe, për faktin se kishte vizituar Prekazin dhe kishte bërër homazhe në varrin e Bleërina Jasharit.

 

nikolla sandulovic serbi

Sondazh

Poll