Politike

"Sot ka dy beteja", Noka: Do të ketë përshkallëzim të aksionit opozitar në Kuvend dhe rritje të protestave

Noka tha se kjo ishte edhe një pikat kryesore të diskutimit në mbledhjen e grupit.

5 Shkurt 2024, 13:56 Nga r.ll
"Sot ka dy beteja", Noka: Do të ketë përshkallëzim
flamur noka

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka folur pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai tha se protestat e opozitës dhe aksioni opozitar do të përshkallëzohet edhe brenda sallës së seancave plenare.  Noka tha se kjo ishte edhe një pikat kryesore të diskutimit në mbledhjen e grupit.

NokaE dyta që diskutuam është përjashtimi i 19 deputetëve. Kjo tregon qasjen armiqësore të Edi Ramës ndaj opozitës. Në protestë do të jenë të gjithë deputetët demokratë. Ka dy beteja sot një në parlament një jashtë.Protestat do rriten. Deputetët e opozitës do jenë në ballë të çdo aksioni opozitar. Shqiptarët meritojnë qeverisje dinjitoze. Aksioni do përshkallëzohet edhe brenda parlamentit.  Një nga pikat që diskutoi grupi ishte përshkallëzimi i aksionit opozitar sot në Kuvend. Ta harrojnë se mund të shkelin me këmbë opozitën. 

flamur noka

Sondazh

Poll